Pan Dei Morti-Biskotat e të vdekurve
Kjo recetë është ndërë më të vjetrat dhe është një recetë Milaneze.Eshtë e përhapur në përgjithësi në zona të ndryshme të veriut të Italis.Kjo biskot që quhet “Buka e të vdekurve” ishte një homazh që i bëhej personave të dashur që nuk ishin më por në ditët e sotme përgatite për Festen e Shtigave,Halloween
500 gr biskota të thata
300 gr sheqer
250 gr miell i bardhë
100 gr rrush i thatë
100 gr fiq të thatë
100 gr bajame të qëruara
40 gr kakao pluhur pa sheqer
4 të bardha veze
1 lugë të vogel pluhur pjekës për ëmbëlsira
pak vere e bardhë ose verë e aromantizuar.
sheqer pluhur sipas dëshirës
Lani rrushin e thatë dhe lëreni në ujë të ngrohtë për 15 minuta dhe me pas thajeni me nje letër kuzhine.Grini bajamet dhe biskotat e thata.
Prisni fiqtë e thatë në copëza të vogla dhe përzijini me biskotat e grira dhe bajamet,shtoni dhe pjesën tjetër të përbërësve (sheqerin,kakaon,miellin,fiqtë e that,dhe rrushin) në fund formoni të bardhat e vezës në shkumë dhe i shtoni dhe ato duke i përzierë ngadalë.Shtoni dhe nja dy lugë verë të aromantizuar ose të bardhë
Formoni një tip paninesh duke i dhën nje formë pak vezake dhe i vendosni në furrë për 40 minurta në 180°. Kini kujdes që të jen të thara mjaftueshëm dhe në brendësin e tyre.Këshillohen të konsumohen të ftohta dhe të thata mbas 2 ditësh,por jan te mira dhe pas 8 ose 9 orësh.Sipër spërkatini me sheqer pluhur.
GËZUAR DITËN E SHTRIGAVE 🙂