Patate Rustike
Një tjetër kontorno në bazë patatesh.Patate rustike me shumë shije.
PERBERSIT:
1 kg patate
2 lugë rigon
2 lugë paprika pikante ose e ëmbël
100 gr djathë kaçkavall të grirë
kripë dhe piper i zi
vajë ulliri ekstra i virgjër
rozmarinë
PERGATITJA.
Nëse patatet janë të reja lërini me gjithë lëkurë të cilën e keni larë mirë nëse jo qëroni patatet dhe pritini në thelpinjë të gjërë.Lërini për rreth 30 minuta në ujë të ftohtë që tju dali amidoni.Pastaj kullojini dhe thajini mirë me një beze kuzhine.Shtoni pak piperi të zi,parpikan,djathin e grirë dhe 4-5 lugë vaj ulliri.Përzijini mirë dhe vendosini në një tepsi me letër furre poshtë.Shtoni dhe disa degë rosmarine të freskët për shije.Piqini në furrën e nxehur më parë në 200° për rreth 30-40 minuta.Vetëm në fundë kriposini.Kamë dëgjuar nga një chef italian që po e kripose pataten në funde pasi e ke hequr nga furra ato do rrinë dhe me krokante.Dhe dua tju them që rezultati ishte fantastik
Shërbejini të nxehta si kontorno e pjatave të mishit.
Ju bëfte mirë 🙂