Speca majhoshe në kavanoz
Kjo kontorno ështe ideale për te shoqëruar një pjate mishi.Ruhet për një kohë relativishte të gjatë nese i ermetizoni kavanozat siç duhet.
PERBERSIT:
1 kg speca të kuq dhe jeshil
majdanoz
kripe
piper i zi koker
10 thelpinjë hurdhër
2-3 gota uthull të bardhë ose të kuqe vere ose molle
vaj ulliri
PERGATITJA:
Lani dhe pastroni specat nga fara e brëndëshme dhe piqini në zjarre duke i përcelluar mire.Lërini të ftohen dhe hiqini lëkurën,Nderkohë grini nje tufë majdanozë dhe hurdhrat.
Kriposini specat,shtoni hurdhrat,majdanozin,dhe disa kokra piper të zi,vajin dhe uthullën.Përzijini.
Përgatisni kavanozat duke i përcelluar mirë në ujë të nxehte,thajini mbushini me specat e pjekur dhe pak nga lëngu i tyre,Mbyllini mirë me kapakë dhe vendosini përsëri të ziejnë disa minuta në uje të nxehtë,Vazhdoni kështu për gjithë pjesën e mbetur.Ruani në një vendë të errët dhe të freskët që ti keni gati sa here që ju nevojiten.
Ju bëfte mirë 🙂