Patate firzamonik me sals ranch
Patatet Firzamonik shpeshe herë pergatiten si kontorno por e shoqeruar me nje sallate stine mund të sherbehet lehtë dhe si nje pjate e vetme sidomos për fëmijet.Sot e solla ne rolin e një kontornoje pak të përpunuar.
PERBERSIT:
Patate të medha
Një tufe e vogël rozmarin
kripe
vaj ulliri
PERGATITJA:
Piksepari për përgatitjen e kesaj kontornoje pajisuni me nje thikë teper të prehte.Qeroni pataten dhe fillojeni priteni në fleta te holla por duke pasur kujdes mos i shkoni deri ne funde që ti shkëpusni.Kriposeni,shtoni rozmarinën e fresket dhe sperkateni me vaj ulliri.Vendoseni të piqet në furren e ngrohur më parë,ne nje tepsi me letër furre poshtë ne 190° per rreth 40 minuta ose deri sa shikoni që patatja ka marre ngjurë te kuqerremtë.Ndërkohe përgatisni salsën Ranch receten mund ta gejni ketu
Servireni sipër me salcën ranch dhe sipas dëshires munde ta zbukuroni pjatën me Sallate jeshile.
Ju Bëfte mirë 🙂