Patellxhana me Graten
Patellxhanat e pergatitura ne kete forme munde te sherbehen dhe si nje antipaste e ftohte dhe si kontorno per te shoqeruar pjatat me baze mishi dhe peshku.
PERBERSIT:
3 Patellxhana te medhenje
50 gr galet
50 gr djathe parmigiano i grire
disa kokrra domate qershize
2 thelpnje hurdher
nje tufe e vogel majdanoz
kripe dhe piper i zi sa mjaftone
vaj ulliri
PERGATITJA:
Lani Patellxhanet dhe priteni ne feta te trashesise 2 cm dhe vendosini ne nje tepsi me leter furre poshte.Kriposini siper.Nderkohe pergatisni gratenin duke bashkuar hurdherat e grira me fletet e majdanozit te grire, shtoni galeten,djathin parmigiano pak kripe dhe piper te zi,pak vaj ulliri.Prisni domatate ne copa te vogla dhe bashkojeni te mbushja qe pergatitem.Perzijini mire.Mbushni siper me kete koposto fetat e patellxhanit dhe kalojini perseri nje fije vaj.Vendosini te piqen ne furren e nxehur me pare ne 200° per 20 minuta.
Sherbehen si te nxehta ashtu dhe te ftohta.
Ju befte mire 🙂