Caesar Salad
E fameshmja sallata Caesar eshte e krijuar nga shefi italian Cesare Cardini i cili emigroi me vellezerit e tij ne amerike.Thuhet se sallata u shpik ne vitin 1924 per festen e pavarsise te Shteteve te Bashkuara ne 4 Korrik.shefi Cesare Cardini duke mos pasur te tjere ingredient ate dite shpiku kete sallate dhe suksesi qe i menjehershem.Disa te tjere thon qe ai e krijoi ate gjat nje darke ku kishte te ftuar te papritur ne restorant dhe ai u gjend me pak perbers.Ai e pergatitit ate para te ftuarve per te bere figure.
Dhe pse sot eksistojn versione me ndryshime te vogla.Origjinalja eshte e perbere nga Latuga Romana.buk te thekur,djath parmigiano dhe salsa per ta marinuar.Un e solla ate sot ashtu sic sherbehet ne te shumten e rasteve me copa gjoksi pule.
PERBERSIT:
Sallat jeshile ” versioni origjinal Latuga romana qe un nuk e di ciles familje ne shqip i perket kjo sallat”
2 feta buke
100 gr djath parmigiano
2 thelpinje hurdher
300 gr gjoks pule
1 luge te vogel sals worcestershire
1 veze e fresket
1 luge uthull vere te bardh
2 luge leng limoni
krip dhe piper i zi
150 ml vaj ulliri
PERGATITJA:
Lani dhe thani me nje beze sallaten jeshile.Prisni gjoksin e pules ne copa ose shirita.Dhe skuqeni ne zgaren e nxehur me pare.Prisni buken ne kubik mesatar dhe skuqeni ne nje tigan me pak vaj ulliri dhe hurdhen e grir imet ose te shtypyr.
Nderkohe pergatisni salsen duke bashkuar ne nje mikser ose duke i rrahur me dore lengun e limonit,vezen,uthullen e bardhe,hurdhren,salsen worcestershire,pak kripe dhe piperin te zi.Perzieni mire duke shtuar pak nga pak vajin e ullirit deri sa te perfitoni nje sals te ngjashme me majonezen.
Kompozoni pjaten duke vendosur sallaten e grire ne copa te medha,buken e thekur,copat e pules,Djathin parmigan te prere ne fleta te holla me qerusen e patates,shtoni pak krip dhe marinojeni me salsen qe keni pergatitur.
Ju befte mire 🙂