Krem Pastiçerie
Jan dy forma pë të përgatitur kremin e pastiçeris.Po kjo që po ju shkruaj më posht është forma më profesionale ku dhe rezultati është i tillë. Jam gjendur gjithmon mirë me këte recet pasi dhe era e vezëve nuk ndjehet shumë.
800 ml qumësht
400 gr pana e freskët e lëngëshme
6 të verdha veze
240 gr sheqer
40 gr niseshte orizi
60 gr niseshte misri
lëkura e 1 limoni
vanilie
2 gr kripë
Ngrohni qumshtin me panën,lëkurat e limonit dhe vanilien.Rrihni vezët me sheqerin dhe shtoni niseshtet e situra dhe kripën. Përzijini mirë.Hidhni pak nga qumshti i ngrohur te vezët duke i përzier vazhdimishtë dhe të gjith komposton hidheni te tenxherja ku po ngrohni qumshtin dhe panën pasi keni hequr lëkurat e limonit.Përzijeni vazhdimisht deri sa të filloj të trashet.Hiqeni nga zjarri mënjëhere,dhe nga tenxherja ku po e punonit dhe hidheni në një tjetër enë për ta lën të ftohet.