Omlet me kungulleshka (Fritata)
Nje pjate e thjesht dhe teper e shpejt per tu pergatitur.
- 4 vez
- 2 kungulleshka mesatar
- 2 lug galet
- 40 gr djath parmigiano i grir
- majdanoz
- krip dhe piper i zi sa na mjafton
- pak vaj ulliri.
Lani kungulleshkat dhe pritini ne rondelle.Vendosini te skuqen ne nje tigan me fund qe nuk ngjit me pak vaj ulliri.Ne nje ene rrihni vezet dhe shtoni galeten,djathin e grir,pak krip dhe piper,shtoni dhe majdanozin e grir imet.Perziejini mire dhe kur kungulleshkat te jen gati shtoni dhe ato ne masen me vez,Perzijini mire ne menyre te till qe te gjith perbersit te lidhen mire me njeri tjetrin.Hidheni masen ne tiganin ku skuqem me pare kungulleshkat dhe lereni te mpikset ne zjarr shum te ulet per reth 6 -10 minuta me kapakun e vendosur.Levisni tiganin her pas here per te kuptuar kur omleta eshte skuqure nga posht.Mbas 10 minutash kthejeni dhe kete her lereni pa kapak.
Sherbejeni te nxehte.
Ju befte mire 🙂