Sarma me laker te ziera me qumesht
- 10 gjethe lakre te bardhe
- 100 gr mish i grire
- 1 got oriz
- 1 presh me madhesi te mesme
- vaj ulliri
- 2 gota qumesht
- rigon
- 1 got vere e bardh
- 1 lug leng limoni
- krip dhe piper
Pastrojm lakren duke i shkeputur gjethet me te medhaja dhe e vendosim te ziejn per 10 minuta.
Ndrekohe grini preshin imet,e vendosni te kavardiset me pak vaj ulliri,shtoni mishin e perzini her pas here qe mos ju digjet preshi,shtoni dhe orizin,skuqini per pak dhe shuani me vere te bardh.Kur Vera te kete avulluar shtoni nje gote plot me uje dhe lereni te ziej orizi.
Kur gjethet e lakres te jen zier hapini te ftohen dhe kur gjella per mbushje te jet gati shtoni pak rigon dhe lengun e limonit.Mbushni gjethet e lakres duke i mbeshtjell mire nga te gjitha anet ne menyre te till qe mbushja mos na dali jasht,Radhitini ne nje ene paksa te thell dhe ne fund shtoni qumshin,Vendoseni perseri ne zjarr duke e len per disa minuta te tjera dhe qumshi eshte trasforuar ne nje sals.
Sherbejeni te nxehte me salsen e qumshit siper.
Ju Befte mire 🙂