5 scrub-e për fytyren në kushtet e shtëpis
E kam theksur dhe e theksoj që të përgatitisesh scrub me çfare na ndodhet në shtepi eshtë fare e thjeshtë.Jo vetem qe do kurseni por do keni një fytyre të paster,pa qeliza të vdekura me produkte pa silikate dhe përbërës të dëmshëm në pak minuta.Me këto scrub-e tv lehta që përgatiten në shtëpi keshillohen të behen dy here në jave pasi skanë perberje agresive dhe fytyra juaj do jetë gati për tualetin duke i dhëne atij dhe një rezultat me të mire.Këto 5 scrube qe po ju shkruaj i kam testuar te vetja ime dhe funsionojnë në mënyre perfekte.Theksoje që kam një fytyre normale,pa papastërtira të dukshme dhe pa akne.Me tonalitet bronx por sido që të jete fytyra juaj këto scrub-e do jen 100 herë më mirë se të gjitha scrub-et që shiten në treg plot me silikone,parafina dhe vajra të demshem.Ja receta e tyre.
Mjaltë dhe tërshër:
Behet fjalë per nje miks ndërmjete 50 gr tërshëre dhe 3 luge mjalti.
Kaloni tërshërën në mikser derisa të behet një masë ranore dhe shtoni mjaltin.Përzijeni dhe këte mase vendoseni në lekurën e fytyrës tuaje duke i bëre masash për disa minuta.Shpërjaheni me uje të bollshëm.
Mjaltë dhe miell misri:
Përzieni 1 lugë miell misri ose miell për polenta me dy lugë mjaltë.Përzijeni mire.Fërkoni fytyrën tuaj me këtë mase dhe shpërlaheni.Nuk është shumë i përshtaçëm për lekura delikate.Eshte tepër efikasë për ato qe e kane fytyrën e yndyrshme me pore të zmadhuara dhe pika të zeza.
Argjile dhe mjaltë:
Ju nevojiten 2 lugë mjatë,1 luge argjilë,1 lugë sodë,dhe 1 lugë tërshëre,pak vaj bajamesh.Kaloni në mikser masën e thatë derisa të përfitoni një pluhur të imët.Bashkojeni me mjaltin dhe vajin e bajames,përzijeni mirë.Njomëni fytyrën me pak ujë dhe filloni bëni masazh me masën e përfituar.Shpërlaheni me ujë të bollshëm.
Kos dhe sheqer:
1 lugë kos përzijeni me 1 lugë sheqer.Masazhojeni mbi fytyrë për disa minuta.Shpërjaleni me ujë të vakët
Kos dhe arrë kokosi.
Përzini 1 lugë kos me 1 lugë miell arre kokosi.Aplikojeni mbi fytyrë dhe masazhojeni.Shpërjaleini me ujë te vakët.Idela për fytyrën delikate dhe lëkure të thatë.
Më shkruani nëse ju duken interesante apo nëse ju kam ndihmuar sado pakë.
Rilexohemi së shpejti 🙂