Coulis
Coulis është një term francez për të treguarë një garniturë, salcë qepërdoret për të shoqëruar pjatat të ndryshme embelsira,akullore dhe kremerave të ëmbel si puding,krem karamel,me bazë frutash etj. Coulis mund të bëhen me perime ose fruta dhe është me të vërtetë tepër i lehte dhe i shpejtë për tu përgatitur.
Coulis i perimeve është përdorur zakonisht për të shoqëruar mish apo peshk, mund të përdoret gjithashtu si një bazë për supa.
Koulis mund të arrihet në dy mënyra: e para, grihen perbersit qe kini perzgjedhur te gjalle dhe filtrohet salsa e përfituar. ose nga një gatim të shpejtë të frutave apo të perimeve dhe masa kalohet perseri ne fileter.
Me poshtë po ju shkruaj një demostrim të thjeshte te Coulisit të frutave për ëmbelsira.
PERBERSIT:
500 gr Ribes i kuq
1 lug sheqer pluhur ose normal
2 lug lëng limoni
PERGATITJA:
Vendosim ribesin në një enë me fundë që nuk ngjitë dhe lereni derisa të nxjerri jashtë gjithë ujin e vegjetacionit.Lëri në zjarrë të avashët dhe kur uji të jetë përtharë dhe volumi i frutave të jetë ulur shtoni sheqerin dhe me pasë lëngun e limonit.Përziejini mirë dhe pastajë gjithë masën kalojeni në nje sitë duke e shtypur me ndihmen e një luge.Ruajeni në frigorifer dhe shërbejeni sipër ëmbelsirës tuaj të preferuar.