Tavë peshku
Ja dhe tava e peshkut alla shqiptarshe. Në munges së krapit të Shkodrës mund ta realizoni me çdo llojë peshku që dëshironi. Unë përdora levrekun pasi ka goxha mish dhe nuk më thahet gjatë gatimit.
1 peshk rreth 2 kg.
500 gr. domate
500 gr. qep
4-5 hurdheëra
flet dafine
majdanoz
1 filxhan vaj farash
1 filxhan i kafe uthull rushi të kuq
kripë dhe piper i zi
pak rigon
Pastroni peshkun dhe priteni në copa të mëdha. Vendosni vajin të nxehet dhe skuqini nga të dy anët me kujdes pa i prishur formën. Kriposini dhe ruajini mënjanë.
Ndërkohë grini imët qepën dhe vendoseni të kavërdiset te vaji ku skuqëm peshkun, shtoni domatet e grira dhe të qëruara nga lëkura dhe hurdhrat e prera në feta. Kriposeni, shtoni piper të zi, dafinën, pak rigon dhe lëreni të gatuhet salca ngadal për pak minuta, shtoni uthullën dhe një filxhanë ujë dhe lëreni salcën të trashet paksa.
Rendisni copat e peshkut në një tavë dhe kokën e tij vendoseni në mes, shtoni sipër salcën e domate dhe futeni në furrën e nxehur më parë në 180° për 50-60 minuta derisa të përthahet komplet.
Shërbejeni me majdanoz të grirë sipër dhe copa buke të thekur.
Ju bëftë mirë 🙂