Speca te mbushur
Ky lloj speci quhet spec bri (ose speca per skuqje)dhe eshte shum i mire per tave, te mbushura pasi ka shijen shume te fort dhe nuk eshte i embel si specat e tjere qe perdorim per mbushje(pasi ketu ne itali ku ndodhem un nuk jan specat e mbushjes si ne shqiperi,pasi jan shum te medhenje dhe e kan tulin shum te embel)Kete radh solla riceten klasike te mbushjes,heren tjeter me keto lloj specash do sjell nje recete te shpejt dhe shum te shijshme,te pergatitur me keto lloj specash,tul buke dhe ullinj.Po ju le me receten
- 6 speca
- 3 kokrra domate
- 1 got oriz
- 200 gr mish i grir
- vaj ulliri
- 1 qep
- karrota
- selino
- majdanoz
- rigon
- krip dhe piper sa na mjafton
- gjysem gote uje
Grijm qepen,karrotat dhe selinon shume imet dhe i vendosim per kavardisje me pak vaj ulliri.Shtojm mishin e grire dhe i kavardisim perseri.Presim domatet ne kubik dhe i shtojm dhe ato.I kavardisim per disa minuta te tjera.Shtojme orizin dhe e leme te na marri shijen e perberseve te tjere per disa sekonda.Shtojm gjysem gote uje.Nderkohe i lejme te na avulloj uji.Lajm dhe pastrojm specat nga farat dhe fijet e brendeshme.Grijm majdanozim imet dhe ja shtojm orizit,bashk me rigonin,kripen dhe piperin.Fikim zjarrim dhe fillojm mbushjen e specave mendimen e nje luge te vogel pasi gryka e ketij lloj speci eshte shum e ngushte(mund te perdorim dhe nje qese pastiçerie per mbushjen e specave) dhe sigurohemi qe mbushja ti shkoj deri ne majen e specit.I radhisim ne nje tave dhe me mbetjen e mbushjes e hedhim ne hapesirat qe na kan ngelur boshe ne tav.Shtojm nje got uje dhe i vendosim ne furre per 30 minuta ne 250 grad.
Ju befte mire 🙂