Mish viçi me fistike dhe qepe te karamelizuara
Mishi i vicit eshte i mbuluar me nje kore me fistik te cilen e bera pak ndryshe nga ajo klasikja duke i shtuar hurdher dhe pak galet piper dhe rigon.Rezultati ishte i shijshem
- 2 biftek viçi(tul)
- galet
- nje grusht fistik te qeruar nga lekura
- 1 thelpi hurdher
- piper dhe rigon
- Per qepet e karamelizuara
- 5 kokrra qep
- pak gjalp
- 1 lug sheqer
- uthull balsamike
Grijm ne mikres fistiket dhe hurdhren,shtojm galeten ,rigonin,kripen dhe piperin dhe grijm perseri per 1 minut.Lyejm me kete komposto bifteket mire nga te dyja anet dhe i vendosim ne nje tepsi me leter furre posht.I hedhim siper nje fije vaj ulliri i vendosim ne furren e ngrohur me pare per 40 minuta ne 200°
Per qepet e karamelizuara:
Presim qepet ne feta dhe i vejm te kavardisen me pak gjalp.Sapo fillojn te marrin ngjyre shtojm sheqerin dhe pak uje.I lem te karamelizohen deri sa fillojn te marrin ngjyre te arte,sfumojm me uthullen balsamike.Natyrisht ka shum menyra per te pergatitur qepet e karamelizuara por un jam gjendur mire me kete recet sepse me kan dal gjithmon te mira.
Sherbejeni biftekun e Nxehte te shoqeruara me qepet e karamelizuara.
Ju befte mire 🙂