Sicilia
Bashkë nga udhëtimet jemi ndarë diku 4 vjet më parë ku koha që më kushtoi të shkruarit librin tim të dytë #tëdielave ishte e madhe. Pastaj erdhi ndërrimi i shtëpis, ardhja e një fëmije, libri i tret në form dixhitale, karantina e një ser ndryshimesh të mëdha dhe në sferën profesionale. Ju kushtova totalisht food-it në të gjitha rrjetet sociale pasi bashkëpuntorët ishin të shumtë. Udhëtimet unë nuk i kam ndarë nga jeta ime pavarsishtë inpenjimeve dhe pse blogu është kthyer tërësisht në food por dhe kanë qënë në destinacione komune turistesh asgjë e veçantë për tu treguar. Zantes, ne disa vende në Spanjë, Dubai, Doha, Provenc, Korçë, etj. Por sot më shumë se kurrë më ka marr malli të shkruaj përshtypjet e mia mbi vendet, tu tregoj jetesën post covid dhe tu marr përsëri me vete në rrugicat e botës dhe horizontet e reja. Le ta nisim pra me Sicilinë ?
Palermo
Streed food Palermitano
Street food palermitano
Piana dei Albanesi.
Pak shqipëri me zemer të madhe dhe mikëpritëse në kodrat siçiliane.Një komunitet arëbëresh që më bëri të ndjehem si në shtëpi. Këtu mësova dhe një pjatë të vjetër arbëreshe që mezi pres tua sjell recetën. Do e adhuroni njësoj si unë, jam e bindur.
Corleone. Mendja më kthen pas vetëm në filmat italian me të cilat jemi rritur. Toka e 100 ngjyrave të bukura dhe të trishta. Amunì
Dhe po e mbyll me shprehjen e famshme italiane. Nëse nuk keni vizituar Siçilinë nuk e keni kuptuar Italinë. Mirë u takofshim në horizontet e reja.