2 vite sëbashku
Si sotë para 2 vjetesh publikova postin e pare në këtë websitë,të cilen për ta ndërtuar mu desh pak kohë.Ishtë një recet e thjeshte që e përgatita në ato momente për te festuare me time motër këtë angazhim të ri që nisa në jetën time.Atëherë nuk e dija që ju që do më lexonit dhe pse të heshtur të fshehur mbas ekranit të kompjuterit do ishit të shumtë.Sot un dëshiroj tju falenderoj të gjithëve, sa më shume ju shtoheshit aq më shumë unë merrja guxim të ndaja çdo ditë e më shumë pasionet e mija me ju dhe në njëfare mënyre tju përcillja me foto atë që syte e mi shohin.Shpresoj tju kem ndihmuar sadopak me recetat që kam sjell dhe krijuar për ju.
Të jeni qetësuar me horizontet e largëta që ju kam përcjell nga udhetimet.Ky ështe ditari im online dhe më vjenë mirë që ecim sëbashku në këtë rrugë.
Faleminderit të gjithëve.
Një falenderim i veçante shkon për motrën time që më ndihmoi për krijimin e website-t dhe që e pagëzoi me emrin tim.Gjithashtu doja të falenderoja të fejuarin tim për kurajon që më jep çdo ditë dhe për durimin e madhë që tregon me mua ku çdo pjatë ushqimi para se të vendoset në tavolinë fotografohet dhe shpesheher duke e konsumuar dhe të ftohtë.
Faleminderit familjes time që mezi pret të shijoj nga duart e mija sa here kthehem në Shqiperi çdo gjë që unë krijojë dhe natyrishtë faleminderit mikut tim më te mirë,atë që ma bën jetën kaq të bukur Kitty-t, që rri sipër tavolinës duke kuriozuar çpo gatuhet sot.
Faleminderit ndjekës dhe lexues të dashur.Edhe 100 vite sëbashku.