18 bibloteka që çdo dashamirës libri duhet të vizitoj në jetën e tij
Nëse ju dashuroni librat duhet ta dini që biblotekat janë ndërtesat më spektakolare në botë. Këtu po ju vëj listën që revista Business Insider ka shkruar.
Unë kam vizituar vetëm “Diamantin e Zi” në Kopenhagen….rrugën e paskam të gjatë. Po kryqëzoj gishtat dhe mbase një ditë ja arrij qëllimit.
Vëndin e parë e zë “The Admont Library” në Austri.
Bibloteka është e pozicionuar në alpe dhe është e dyta në botë për madhësin e saj. Me stilin totalishtë barok ajo përmbanë 200 mij volume.
George Peabody Library në Baltimore.
Bibloteka u themelua nga filantropisti George Peabody i cili e ndërtoi biblotekën si dhurat për qytetarët e Baltimorës për dashamirsin që ata treguan ndaj tij. Ajo është e mbështjellë nga një dritë natyrale sepse tavani i saj është komplet me xham.
The Royal Library në Kopenhagen.
E quajtur ndryshe dhe “Diamanti i zi” e cila e merr emrin nga graniti i zi që është ndërtuar. E mbaruat totalishtë në 199o dhe fasada e saj është komplet me xham. Reflekset që xhami dhe graniti krijojnë brënda në biblotek bëjnë një atmosfer shumë relaksuese dhe magjike për të lexuar.
Musashino Art University në Tokio.
Një nga biblotekat me dizanjin më të thjesht në botë. Muret janë të veshura me rafte librash rreth 20 metra të lartë ku gjen dhe hapësira të vogla për të lexuar. Arkitekti Fujimoto që e ka ndërtuar ka thënë që për të bërë një biblotek duhen vetëm raftet,librat dhe një dritë e mirë për të lexuar. Dhe unë i jap plotësisht të drejt 😛
Libraria Publike e Bostonit.
Ka mbi 23 mij volume duke e bërë atë librarin e dytë më të madhe në Amerik. E njohur për stilin e saj italian në arkitekturë dhe për dhomat e saj të leximit teje të qeta dhe relaksuese.
Libraria e Stutgartit në Gjermani.
Me formën e saj të një kubi është inspiruar nga Panteoni i Romës. E gjitha është e bardhë për ti lën vendin vetëm ngjyrave të librave.
Libraria José Vasconcelos në Meksik.
Bibloteka ështv e ndërtuar e tëra në xham dhe duket sikur raftet e sajë rrinë pezull në ajër. Ndërsa në mes të saj është i varur skeleti i një balene gjigande.
Liyuan Library në Bejing,Kina.
Ndodhet në një fshatë të vogël jashtë Bejingut, e ndërtuar komplet me materiale ekologjike dhe të riciklueshme. Një destinacion perfekt dhe për dashamirësit e ekobios.
Vennesla Library në Norvegji.
E ndërtuar me një seri harqesh që të krijojnë iden e brinjëve të një balene. Dhe ky ishte koncepti i saj që në fillim për të sjell një ambjent të ndërtuar në mënyre hibride nga druri në fasad të kombinuar me teknologjinë që ndodhet brenda saj. Interesante apo jo?
Beinecke Rare Book Library në Konektika.
Në faktë eshtë dhe një arkiv e literaturës dhe dokumentave të Universitetit Yale (Jeil) dhe përveç kësaj ajo është një vepër arti pasi me materialet dhe mënyrën si është ndërtuar lejon hyrjen e dritës mjaftueshëm për të lexuar por jo për të prishur materialet e rralla që jetojnë aty brënda.
Bibloteka e Aleksandris.
Ka pasur shumë rënie dhe ngritje kjo biblotek që në krijimin e saj. Është bibloteka që ruan materialet më me vlerë të botës së vjetër.
Central Library në Siatëll, Uashington.
Nuk është vetëm një biblotek por një hapësir e hapur me dritë natyrale ku ndërthur të lexuarit dhe lidhjen me çdo llojë tjetër forme teknologjie dhe media. Me fasad xhami ndërtesa ka një arkitektur futuristike.
Trinity College Library në Dublin
E famshme për hapësirën e saj e cila është 200 metra e gjatë.
Sir Duncan Rice Library në Arbeden , Angli.
E njohur për formen e saj spirale e cila mbushë me dritë gjithë hollin. Në taracën e saj gjënden panele diellore për të kthyer energjin e diellit në energji elektrike që i duhet libraris për pajisjet dhe dritat gjatë natës.
Sainte- Geneviève në Paris
Është ndër librarit me të pasura për studentët e universiteti të Parisit. Një tempull i dijes siç e quajnë ndryshe.
Bibloteka Publike e Nju Jorkut.
Ajo përmbanë rreth 53 milion vëllime dhe është bibloteka e tretë më e madhe në botë.
Kanazawa Umimirai në Japoni.
Kjo librari është e veçant për disanjin e saj si një kuti torte. Në mure ka vrima të vogla rrethore për të krijuar një efekt magjepës
Royal Portuges reading room në Rio de zhanero, Brazil
E ndërtuar në shekullin e 19-etë ajo mban mbi 350 mij libra dhe është një vepër arti me stil gotik. Ajo ka dhe libra të rrallë që dallojnë në shekullin e 16-etë dhe është koleksioni më i madhë portugezë jashtë Portugalis.