Përbërësit
-
3 kokrra të freskët Panxharë
-
2 Patate
-
1 Qep
-
1 Kanaçe me domate
-
2-3 thelpinjë Hudhra
-
2-3 lugë Vaj ulliri
-
Pak Kripë
-
Pak Piper të zi
-
Një tuf e vogël Majdanoz
-
Sa mjaftonë Kos grek
-
1 kavanoz Qiqra
-
1 lugë të vogël Pluhur hudhre
-
1 lugë të vogël Curry
Udhëzimet
Vendosni të kaurdisen qepa me patatet, panxharët dhe hudhrat me pak vaj ulliri. Kur të fillojnë të kaurdisen mirë shtoni dhe domatet e shtrydhura me dorë dhe vijoni kaurdisjen derisa domatja të shpërbëhet mirë. Kriposeni, piperoseni, shtoni majdanoz të grirë imët dhe mbulojeni me ujë. Lëreni të ziejë në zjarr të avashët për 25-30 minuta. Më pas jepini një të bluar derisa të bëhet krem.
Ndërkohë, qiqrat shpëlajini nga uji i konservimit dhe lëri të kullojnë mirë, më pas vendosini në një tavë ku do i spërkasni me curry, pluhur hudhre, kripë, piper dhe vaj ulliri. Përzijini dhe futini në furrë të piqen në 180°C për 15 minuta.
Shërbejeni supën me 1 lugë kos grek sipër, qiqrat të pjekura, pak vaj ulliri, dhe majdanoz të grirë imët.