0 0
Supë krem me kungull dimëror dhe xhenxhëfil

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
Për supën
Gjysëm Kungull dimëror
1 qep Qep
1 Hudhra
2 feta të holla Xhenxhefil
1 Patate
Pak Kripë
Pak Arrë myshku pluhur
Pak Piper të zi
Pak Pluhur hudhre
4 lugë Vaj ulliri 2 për pjekjen e 2 për supën
800 ml. Lëng mishi ose vegjetal ose ujë
Dekori
1 Panxharë 1 zjerë më parë
2 filxhanë kafe Kos
Pak Kripë
1 lugë Vaj ulliri
Pak Bar qepe

Supë krem me kungull dimëror dhe xhenxhëfil

Një supë vjeshtarake si në ngjyra dhe në shije.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

  • Për supën

  • Dekori

Udhëzimet

Ndani

Kungullin lajeni me gjithë lëkurë, priteni në copëza të mëdha dhe renditeni në një tavë me letër furre poshtë. Kriposeni, piperoseni, shtoini pluhur hudhre dhe vaj ulliri, përzijeni mirë me duar dhe vendoseni në furrë të piqet në 180°C sa të jetë gati.  Kur është pjekur mirë, hiqini tulin me shumë kujdes dhe vendoseni në tenxhere ku do të gatuani supën. Shtoni  dhe qepën e prer, pataten,  xhenxhëfilin, 1 thelpi hudhër dhe vajin e ullirit. Kaurdiseni mirë, kriposeni piperoseni, shtoni arrën e myshkyt dhe mbulojeni me ujë,  lëng perimesh ose lëng pule.

Lëreni të ziej 15-20 minuta. Bluajeni mirë në krem me mikserin në zhytje. (nëse keni nerva, kalojeni kremin në një sitë që ta bëni si mëndafsh, nëse jo, është mirë dhe kështu)

Zjeni panxharin dhe priteni në copa të vogla, më pas bashkojeni me kosin, kripë, piper, vaj ulliri, dhe bluajeni dhe këtë në krem të trash.

Shërbejeni supën të dekoruar me kremin e panxharit i cili i bashkuar me kosin do ti japi atë shijen tipike që balancon të ëmblën me të thartën dhe pak bar qepe ose bishta qepe të njomë.

Uroj ta pëlqeni 🙂

 

para
Mish gici me birrë shoqëruar me pure patatesh
pas
Supë dimri me fasule laramane dhe grurë spelt
para
Mish gici me birrë shoqëruar me pure patatesh
pas
Supë dimri me fasule laramane dhe grurë spelt

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here