Ingredients
-
Përbërësit për bukën:
-
250 gr kuinoa (e lagur për 3–4 orë ose gjatë natës)
-
1 filxhan qumësht i ngrohtë
-
1 lugë e vogël maja birre e thatë
-
3 lugë vaj ulliri
-
2 lugë fara liri
-
Pak kripë
-
Opsionale për versionin e pasuruar:
-
1 vezë
-
Pak kopër e freskët
-
Kungulleshkë e grirë
-
Pluhur qepe
Directions
Përgatitja:
-
Shpëlajeni dhe kullojeni kuinoan e lagur.
-
Bluajeni në blender me qumështin e ngrohtë ku keni tretur më parë majanë e birrës.
-
Shtoni vajin, farat e lirit dhe kripën.
-
Bluajeni derisa të formohet një masë e trashë, e lidhur dhe kremoze.
-
Nëse zgjidhni versionin e pasuruar, shtoni vezën, kungulleshkën, koprën dhe pluhurin e qepës në këtë moment dhe përziejeni mirë.
-
Nxehni tostieren (ose një pjatë elektrike të rrafshët) dhe shtroni sipër një fletë letre furre.
-
Hidhni pak nga masa dhe sheshojeni. Piqeni mirë nga të dy anët derisa të jetë e thekur jashtë dhe e gatuar brenda.
-
Lëreni të ftohet dhe mbusheni sipas dëshirës – këtu me mish pule, perime të pjekura, salcë speci dhe gjethe borziloku të freskët.