0 0
Sallatë me çikore të njoma dhe parmixhano

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Sallatë me çikore të njoma dhe parmixhano

Koha e çikoreve, një produkt ushqyes me shumë vitamina dhe antioksidant. Një mbrojtës i mirë në luftën kundra kancerit dhe janë shume të këshillueshme të përdoren në pranver për pastrimin e gjakut. Kanë vetëm një problem sa më të njoma të jenë aq më të hidhura janë dhe si pasoj aq me vlera ushqyese kanë. I solla sot në fomën e një sallate të freskët dhe plot shije.

  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Lani çikoren dhe lëreni të kulloje mirë, priteni trashë.

Nxehni fortë një tigan ku do të shtoni vajin, Hudhrat e grira imët dhe specin djegës. Vendosni çikoren në të, kriposini dhe mbulojeni me kapak që të kaurdiset dhe të uli volumin, përziheni her pas here. Kur të jetë gati rreth 3-4 minuta jo më shumë (pasi çikorja është e njomë dhe na duhet e bukur në pjatë akoma kerce jo e squllur) piperoseni dhe lëreni mënjan të ftohet.

Kur të jetë gati vendoseni në pjatancë ose në sallatieren e servirjes dhe shtoni qepën e prer hollë, ullinjtë, domate e prera në copëza, kaperin, fletëzat e parmixhanit dhe nëse dëshironi akoma pak kripë dhe vaj ullir. Por për mua mjaftonë vetëm vaji i kaurdisjes duke qen se kemi dhe një yndyrë tjeter si parmixhani dhe mos ta rëndojmë më kot. Marinojeni me krem uthulle balsamike që është më i ëmbël se uthulla balsamike pasi na duhet për ti hequr hidhëtin çikores dhe shërbejeni. ( Kremi imë ishte me arom frutash për ti dhën akoma më shumë shije pjatës, besoj se e gjeni kudo lehtësisht)

.

 

para
Tortë e kripur me patate, spinaq dhe kima
pas
Patate me pançet dhe vezë- pjata ideale për Brunch
para
Tortë e kripur me patate, spinaq dhe kima
pas
Patate me pançet dhe vezë- pjata ideale për Brunch

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here