Përbërësit
-
2 duar Bishtaja
-
2 Vezë
-
1 kuti Peshk skumbri nën vaj
-
2-3 lugë Vaj ulliri
-
Pak Kripë
-
Pak Piper të zi
-
3-4 lugë Lëng limoni
-
1 Limon
Udhëzimet
Pastroni bishtajat dhe vendosni të ziejnë në ujë të nxehtë me kripë për 5-6 minuta, kullojini dhe kalojini menjëherë në ujë të ftohtë me akull që të ruajnë ngjyrën e tyre të bukur. Më pas kullojini mirë.
Zjeni vezët ndërkohë.
Marinoni bishtajat me kripë, piper, lëng limoni dhe vaj ulliri dhe vendosini në një pjatë servirje ku do të vendosni sipër dhe skumbrin e kulluar nga vaji, vezën e ndarë në katërsh dhe shërbejeni me feta limoni.