Përbërësit
-
Për qoftet
-
400 gr. Mish i grirë viçi
-
1 Qep
-
1 kok e vogël Brokoli
-
2-3 thelpinjë Hudhra
-
Pak Kripë
-
Pak Piper të zi
-
1 tuf e vogël Majdanoz
-
2 lugë Vaj ulliri
-
1 Vezë
-
2-3 lugë Parmixhano të grirë
-
Pjesa tjetër
-
Gjysëm Qep
-
2 thelpinjë Hudhra
-
300 gr. Kerpudha
-
Pak Kripë
-
Pak Piper të zi
-
disa deg Trumëz
-
1 lugë Miell
-
1 gotë Ujë
-
100 ml. Pana lëng
-
2 lugë Vaj ulliri
Udhëzimet
Fillimisht përgatisni qoftet.
Bluani në blender brokolin, qepën, majdanozin dhe hudhrat dhe kur të jenë gati shtoni mishin, vezën, parmixhanon, kripë, piper të zi, vajin e ullirit dhe bluajini përsëri derisa masa të lidhet. Me duart të lyera me vaj formoni qofte të vogla. Qoftet skuqini në tiganin e Tescoma Albania me pak vaj ulliri. Skuqini mirë nga të gjitha anët. Hiqini dhe ruajini mënjanë. Te i njëjti tiganë skuqni qepën e grirë imët me hudhrën dhe shtoni kërpudhat e prera në feta. Kaurdisini mirë. kriposini, piperosini dhe shtoni gjethe trumze. Kur të jenë gati shtoni dhe qoftet në to.
Veçmas përzieni miellin me ujin dhe pana-n. Përziejeni mirë dhe shtojeni te tigani me qofte dhe kërpudha. Mbulojeni me kapak dhe lëreni të gatuhet në zjarrë të avashët derisa të bëhet një mas kremoze. Shërbejeni me gjethe trumze sipër dhe feta buke të thekur. Është një ushqim i rënd prandaj ju këshilloje ta konsumoni në drek dhe më pas të bëni një shëtitje 😉
Submit your review | |