Përbërësit
-
Për brumin:
-
250 gram Miell integral
-
1 lugë Vaj ulliri
-
1 lugë e vogël Kripë
-
Pakëz Sheqer
-
120 ml. Ujë i ngrohtë
-
100 gram Maja bukeMund të përdoni dhe maja birre 10 gram
-
Për salcën Marinara
-
250 ml. Salcë domatesh lëng
-
Pakëz Kripë
-
1 Spec djegës i thatë
-
2 lugë Vaj ulliri
-
Pak Rigon
-
disa gjethe Borzilok
-
2 thelpinjë Hudhra
-
Pjesa tjetër:
-
250 gram Gorgonzola Pikante
-
2 lugë Kaperi
-
Disa Cironka nën vaj
Udhëzimet
Përvishni mëngët goca dhe përgatisni brumin:
Vendosini të gjithë përbërësit e brumit në brumatriçe dhe punojeni derisa të keni një brumë të formuar mirë. (Për ju që keni përdorur majanë e birrës shkrijeni atë në ujin e ngrohtë para se ta përzieni me miellin).
Brumin vendoseni në një enë me pak miell poshtë, bëni një të prerë sipër dhe mbulojeni me një beze kuzhine të njomë.
Vendoseni në furrë të vijë, vetëm me dritën e saj ndezur për rreth 4 orë.
Pas 4 orësh punojeni përsëri duke i dhënë përsëri formën e një topi dhe lëreni të vijë në frigorifer ose në një vend në temperaturë ambienti për 24 orë. Në të dyja rastet mbulojeni mirë me një beze të njomë
Përgatisni salcën marinara duke vendosur vajin në tigan të aromantizohet me hudhrat e grira imët, gjethet e borzilokut dhe specin djegës. Kur të jetë gati shtoni salcën e domateve dhe lëreni të gatuhet. Shtoni pak fare kripë dhe pak rigonë dhe kur të jetë gati në momentin që salca ka humbur thartirën hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pushojë.
Kur të kalojë koha e pushimit, me ndihmën e pak mielli hapeni brumin sa më hollë të mundeni dhe lyejeni sipërfaqen me pak vaj.
Lyeni sipër me salcën marinara, shtoni kaperin, cironkat nën vaj dhe shpërndani nëpër të copëza gorgonzola.
Piqeni në furrën e nxehur më parë në 220°C derisa gorgonzola të shkrihet dhe brumi të jetë pjekur. I duhen afërsisht rreth 20-25 minuta.
Priteni dhe shërbejeni.