Përbërësit
-
4 Piadina
-
300 gr. Asparag
-
1 Avokado
-
300 gr. Proshutë "Crudo" të gjallë
-
Një dorë Domate Qershizë
-
4 Vezë
-
Disa Bishta qepe të njomë
-
1 Limon
-
Sa mjaftonë Kripë
-
Sa mjaftonë Piper të zi
-
Disa gjethe Borzilok
-
Disa Ullinjë Kallamata
-
Sa mjaftonë Vaj ulliri
-
Sa mjaftojnë Djathë Parmixhano të prer në fletëza
Udhëzimet
Pastroni shpargujt nga pjesa e fortë dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë dhe sipër spërkatini me kripë, piper vaj ulliri dhe vendosni të piqen në furrën e nxehur më parë në 180°C derisa të jenë gati.
Ndërkohë skuqni vezët në një tiganë me pak vaj.
Përgatisni dhe kremin e avokados duke shtypur me pirunë avokadon ku do i shtoni lëng limoni, vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe shtypeni derisa ta bëni si pure.
Prisni domatet e vogla në dysh dhe qepët në rrathë të vegjël.
Ngrohni piadinat në një tigan me fund që nuk ngjitë dhe lyjini me pak krem avokado, vendosni sipër një vezë, disa asparagë, disa domate dhe spërkateni sipër me fletza parmixhano.Vendosni dhe pak proshutë, disa fleta borzilokë dhe qep të prera hollë, të gjithë pjatën zbukurojeni akoma me një fije vaj ulliri dhe shërbejeni. Është kaq e thjehshtë dhe pse duket e komplikuar për të shërbyer një brunch fantastik në shtëpinë tuaj.
Submit your review | |