Përbërësit
-
1 gotë Amaranth
-
1 Kungulleshka
-
2 Karota
-
1 lugë të vogël Paprika
-
Një tufë e vogël Mëndër
-
2 lugë të vogla Kripë
-
2 lugë vaj Vaj ulliri
-
2 lugë parmixhano Parmixhano i grirë
-
2 Vezë
-
2-3 lugë Miell 00miell hikrre për versionin gluten free)
-
1 thelb Hudhra
-
Pak Piper të zi
-
Një majë luge të vogë Sodë buke
Udhëzimet
Vendosni amaranthin të ziejë në ujë të bollshëm me kripë për 10-15 minuta. Kullojeni mire. Grini me rende kungulleshkat dhe shtrydheni mirë ujin e vegjetimit me duar. Vendoseni në një enë të bollshme, ku do të shtoni dhe karrotën e grirë me rende, amaranthin e kulluar mire, kripë, piper të zi, paprika dhe sodën. Jepini një të përzier dhe bashkoni dhe vezën, hudhrën dhe nenenxhikun e grirë imët, vajin e ullirit, parmixhanon. Shtoni dhe 2 lugë miell dhe formoni një tip brumi.
Vendosni vajin e kikirikut të nxehet dhe me luge te njomë merrni nga pak brumë dhe shtojeni ne vaj. Skuqeni mirë nga të gjitha anët dhe kur të jenë gati thithjani vajin e tepërt me letër kuzhine.
Spërkateni me kripë dhe shërbejini të ngrohta.
.
.