0 0
Pavlova me shije Lime

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
5 Të bardha veze
1 gotё Sheqer plastike njё pёrdorimshe
2 Lime
1 lugё tё vogёl Ekstrakt vanilje
4 lugё tё vogla Niseshte
Pak Kripë
Pёr dekorin
disa gjethe Mëndër
Sa nevojiten Fruta tё kuqe

Pavlova me shije Lime

Pavlova ёshtё gjithmonё njё ёmbёlsirё festive. Kjo ishte njё recete qё unё pёrgatita pёr revisten Living nё numrin e saj tё dhjetorit. Njё eksperiencё shumё e bukur dhe njё intervistё shumё e dashur.

  • Serves 6
  • Medium

Ingredients

  • Pёr dekorin

Directions

Share

Rrihni tё bardhat e vezёve me kripёn duke i filluar ti formoni nё shkumё, sapo tё fillojnё tё formohen shtoni sheqerin pak nga pak duke e rrahur pa ndёrprerje  derisa masa tё formohet mirё.

Shtoni  lёkurat e 2 lime, lёngun e njerit prej  tij, vaniljen dhe niseshten e situr. Rriheni pёrsёri derisa masa mos shkёputet nga tasi  dhe nё helikat  e rrahёses  kur e nxirrni nga tasi tё formohen xhufka.

Vishni njё tavё me letёr  furre dhe ngjitini anёt me pak meringё qe mos na luaj gjatё pjekjes.  Filloni  hidhni meringёn e formuar nё tё,  lugё lugё duke i dhёnё formёn rrumbullake tё njё kurore. Mos u sheqetёsoni ta bёni perfekte, kjo ёshtё e bukura e Pavlovёs.

Vendoseni tё piqet nё furrёn e nxehur mё parё nё 100°C pёr rreth 2 orё tё mira. 30 minutёshin e fundit piqeni pavlovёn me derёn e sobёs hapur.  Kur tё jetё gati pasi e prekni ka ngrirё mjaftueshem fikeni sobёn dhe lёrёni pёrsёri tё thahet nё furrё  me derёn paksa tё hapur , derisa tё jetё ftohur plotёsishtё.

Dekorojeni me fruta dhe gjethe mёndre. Ruajeni nё frigorifer te fresku deri nё momenti e shёrbimit.

 

Shёnim: Nё munges tё lime mund ta bёni dhe me limon.

 

 

previous
Ashure me hikërr aromantizuar me arrë kokosi dhe portokalle të karamelizuara
next
Mualebi me krem fistiku e fruta të freskëta
previous
Ashure me hikërr aromantizuar me arrë kokosi dhe portokalle të karamelizuara
next
Mualebi me krem fistiku e fruta të freskëta

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here