Përbërësit
-
500 gr. Domate
-
300 gr. Feta bukeBukë e thatë
-
800 ml Lëng mishi ose vegjetal
-
2-3 thelpi hudhra Hudhra
-
Disa gjethe Borzilok
-
Sa mjaftonë Vaj ulliri
-
Pak Kripë
-
Pak Piper të zi
-
Sa mjaftonë Djathë Parmixhano të prer në fletëza
Udhëzimet
Prisni bukën në copa të vogla. Spërkateni bollshëm me vaj ulliri, kripë, piper dhe vendoseni në furrë të theket mirë në 160 gradë derisa të jetë gati. Më pas hiqeni vendosni në një enë të dhe mbulojeni me lëngun e mishit ose perimeve. Lëreni bukën që të zbutet.
Zieni paksa domatet në ujë të valuar në mënyrë që ta keni më kollaj heqjen e lëkurës . Nese mundeni hiqni dhe farat e brëndëshme. Tulin bëjeni pure të grirë trash.
Ndërkohë grini imët thelpinjtë e hudhrës dhe vendosini të kaurdisen me vajin e ullirit dhe gjethet e borzilokut. Sapo të aromatizohet bashkoni me të puren e domateve, kriposeni dhe piperoseni dhe lëreni të gatuhet që salca të trashet dhe lezetohet. (Në vend të domateve të freskëta për shpejtësi mund të përdorni dhe salcë domatesh) më pas bashkoni me të dhe bukën e zbutur sëbashku me lëngun përzijeni dhe lëreni përsëri të gatuhet derisa shijet të lidhen dhe buka të jetë përsheshur mirë me domaten. Nëse ju duket shumë e thatë, përgatitjes mund ti shtoni akoma pak lëng mishi ose perimesh.
Shërbejeni me gjethe borziloku, fletëza parmixhano, vaj ulliri dhe akoma piper të zi.
Është tepër e shijshme dhe e ftohtë.
Submit your review | |