Ingredients
-
1 vezë
-
300 gr miell thjerrëzash të kuqe (bëhet duke bluar thjerrëzat e kuqe të thata)
-
50 gr fara liri të bluara
-
1 lugë e vogël kripë
-
2 lugë vaj ulliri
-
2 filxhanë kafe kos
-
1 pako pluhur pjekës
-
Fara mikse për sipërfaqen
Directions
Përgatitja:
-
Në një enë, përziejeni vezën me kosin dhe vajin e ullirit.
-
Shtoni miellin e thjerrëzave, farat e lirit, kripën dhe pluhurin pjekës. Përziejeni mirë derisa të formohet një brumë i trashë por i lehtë për t’u punuar.
-
Me duar të lyer me pak vaj, formoni panine të vogla dhe vendosini në një tavë me letër pjekjeje.
-
Spërkatini sipër me fara mikse.
-
Piqini në furrë të parangrohur në 180°C për 25 minuta, derisa të marrin një ngjyrë të artë dhe të jenë të fryra lehtë.
-
Lërini të ftohen plotësisht përpara se t’i prisni ose t’i mbushni.