Përbërësit
-
1 kg. Paidhaqe qengji
-
400 gr. Patate
-
2 lugë Mustard me mjaltë
-
1 Lime
-
1 lugë të vogël Kripë
-
sa mjaftonë Piper të zi
-
1 lugë të vogël Curry
-
4 lugë Vaj ulliri
-
2 thelpinjë Hudhra
-
1 gotë Ujë
-
1 lugë Kokrra Shege
Udhëzimet
Mishin marinojeni me kripë, piper, curry, vajin e ullirit, mustardën me mjaltë dhe lëngun e lime. Masazhojeni mirë me duar dhe mbulojeni me celofan. Lërini të marinohet 2-3 orë ose gjithë natën.
Më pas hiqeni mishin dhe lëreni mënjanë. Te i njëjti lëng i marinimit vendosni patatet e prera ne thelpinjë dhe përzijeni që të lyhen mirë nga të gjitha anët. Kriposini, piperosini dhe sipër vendosni mishin dhe ca feta hudhër. Shtoini dhe një gotë ujë tavës, akoma pak vaj ulliri sipër mishit dhe vendoseni në furrë të piqet në 180°C derisa të jetë gati. Rreth 35-40 minuta ose në varësi të sobës tuaj. Gjithsesi e dalloni me sy kur është gati.
Shtoni ca feta lime sipër (limon jeshil) ca kokra shege dhe shërbejeni.
Shënim: uji që ja hedh me nevojitet për ti mbajtur me lëng pasi më pëlqejnë në këtë mënyrë por mund ti bëni dhe pa ujë, vetëm që më parë ju duhet të zjeni 10 minuta patatet për ti bërë me të shijshme.
Submit your review | |
Super recete!
Super ?