• Home
  • Mëngjesi
  • Omelet pikante me brokoli, djathë Brie dhe fara mikse
0 0
Omelet pikante me brokoli, djathë Brie dhe fara mikse

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
5 Vezë
Pak Kripë
Pak Piper të zi
1 kok e vogël Brokoli
2 Spec djegës të freskët
3-4 lugë Vaj ulliri
2 lugë Fara Mikse
më pak se 50 gram Djathë Brie

Omelet pikante me brokoli, djathë Brie dhe fara mikse

Idelale për Brunch-in e të dielave, një mëngjes i vonë plot proteina të shëndetshme për ta nisur ditën me shije.

  • 30
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

Directions

Share

Priteni brokolin në çdo degë të tij dhe jepini një valë me ujë me kripë për 15 minuta, hiqeni dhe kalojeni direkt në ujë të ftohtë me akull që të ruaj ngjyrën e tij të gjelbër. Më pas lëreni të kulloj mirë.

Specin pastrojeni nga farat dhe  bluajeni me 2 lugë vaj ulliri derisa të bëhet një krem

Rrihni vezët me kripën dhe piperin.

Vendosni vajin të nxehet në një tigan me fund që nuk ngjitë

Shtoni vezët, sipër vendosni brokolin e zier sipër, copëzat e djathit Brie të prer hollë,  salcën e specit djegës dhe spërkateni me fara mikse.

Mbulojeni me kapak dhe lëreni të mpikset në zjarr të ulët.

Kur veza të jetë mpiksur dhe djathi të fillojë të shkrijë, hiqeni dhe shërbejeni.

 

previous
Fileto pule me kërpudha kremoze
next
Makarona me lakra brukseli dhe kërpudha
previous
Fileto pule me kërpudha kremoze
next
Makarona me lakra brukseli dhe kërpudha

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here