Përbërësit
-
250 ml. Pana lëng
-
250 gr. çokollatë e zezë për shkrirje
-
150 ml. Pana VegjetaleTipi Hopla
-
2-3 lugë Cherry
-
2 fleta Xhelatin Peshku
-
2 lugë Sheqer
Udhëzimet
Vendosni fletën e xhelatinës në ujë të ftohtë
Në një enë bashkoni panën lëngë me sheqerin dhe vendoseni në zjarr të nxehet po mos e lini të marr valë. Përzijeni që sheqeri të shkrihet. Shtrydhni fletën e xhelatinës tashmë të zbutur dhe shtojeni te pana. Përzijeni që të shkrihet dhe ajo plotësishtë dhe sapo pana të ketë arritur në nxehtësin optimale gati në pikën e zierjes, hiqeni dhe shtoni në të çokollatën e zezë të copëzuar. Përzijeni vazhdimishtë derisa të shkrihet kompletë.
Vendoseni enën në banjo-mari me ujë të ftohtë dhe akull dhe rriheni me përzierësin elektrik për disa minuta derisa masa të ftohet, të marri ajër dhe të bëhet kremoze.
Lëreni të ftohet, shtoni likerin dhe jepini përsëri i një të përzier dhe trasferojeni në frigorifer të ftohet plotësishtë.
Panën vegjetale të cilën më parë e kemi lën të ftohet në frigorifer, formojeni mirë në shkumë.
Kur të gjithë përbërësit i kemi gati të ftohur kthehuni përsëri te kremi i parë me çokollatë. Rriheni përsëri me përzierësin elektrikë duke e trasformuar në një krem të butë dhe të fryrë.
Tani merrni pak nga pana vegjetale e formuar dhe shtojeni te kremi me çokollatë “ganache” duke e përzierë me delikates me një spatul kuzhine që mos i ulet volumi. Vazhdoni kështu pak nga pak derisa kremrat të jenë lidhur mirë me njëri tjetrin.
Ndajeni në kupa individuale dhe vendoseni në frigorifet te fresku të pushojë për rreth 6 orë ose gjithë natën, sa më shumë të rri aq më e mirë bëhet.
Shërbejeni me pana dhe qershi të freskëta.