Përbërësit
-
350 gr. Lakra brukseli
-
150 gr. Pançetë e prer në kubikë
-
Një dorë Arra pekan
-
1 lugë Vaj ulliri
-
1 filxhanë kafe Shurup panje
-
2 lugë Kokrra Shege
-
Pak Kripë
-
Pak Piper të zi
Udhëzimet
Lakrat e Brukselit pastroini nga ndonjë gjethe e jashtëme e dëmtuar dhe ndaini në mes, vendosini të ziejnë për 10 minuta në ujë me kripë. Kullojini dhe ruajini mënjanë.
Pançeten thekëriseni me vajin e ulliri dhe shtoni lakrat e Brukselit, kriposini, piperosni dhe kaurdisni sëbashku derisa lakrat të marrin faqe. Shtoni dhe arrat e Pekan, dhe shuajini me shurupin e panjës. Sapo shurupi të karamelizohet mirë, hiqeni dhe shërbejini me kokrat e shegës.
Mund ta përdosni si një sallatë e vetme ose e shoqeruar me pak oriz bazmati ose oriz të zi.