Ingredients
-
Baza – Pandispanjë me çokollatë
-
8 vezë
-
250 g çokollatë e zezë
-
4 lugë kakao e hidhur
-
100 g sheqer
-
100 ml qumësht
-
200 g miell
-
50 g niseshte (patate, misri ose orizi)
-
1 lugë gjalpë
-
Pak vanilje
-
Shurupi i njomjes:
-
50 ml qumësht
-
2 lugë kakao
-
Vanilje
-
Kremi i çokollatës:
-
400 g çokollatë e zezë
-
200 ml pana e freskët
Directions
Përgatitja e pandispanjës:
-
Nxehni qumështin dhe shkrini në të çokollatën bashkë me gjalpin. Lëreni të ftohet.
-
Rrihni të bardhat e vezëve me pak kripë, pastaj shtoni sheqerin pak e nga pak derisa të bëhen si borë.
-
Shtoni të verdhat, një e nga një, pa ndaluar rrahjen.
-
Shtoni çokollatën e shkrirë dhe vaniljen, duke vazhduar rrahjen.
-
Në fund, shtoni miellin dhe niseshten të situr, duke përzier me shpatull, me lëvizje të buta.
Ndani masën në dy forma 26 cm dhe piqni në 180°C për 25 minuta. Mos e hapni furrën gjatë pjekjes.
Lërini të ftohen plotësisht.
Përgatitja e shurupit dhe njomja:
-
Përzieni qumështin me kakaon dhe pak vanilje.
-
Nxirrni pandispanjat nga format dhe bëni disa shpime.
-
Hidhni pak shurup në fund të tavës dhe vendosni pandispanjën me anën e shpuar për nga poshtë që të njomet mirë.
Kremi i çokollatës:
-
Ngrohni panën pa e zier.
-
Shtoni çokollatën e copëtuar dhe përziejeni derisa të shkrihet plotësisht.
-
Vendoseni enën mbi një tas me akull dhe rrihni me rrahëse elektrike derisa kremi të ftohet dhe të bëhet i trashë si shkumë.
Montimi:
-
Lyejeni shtresën e parë me krem.
-
Shtoni fruta të kuqe sipas dëshirës — unë vura edhe disa qershi në shurup.
-
Vendosni shtresën tjetër dhe dekoroni sipërfaqen me krem dhe fruta.
-
Lëreni jashtë frigoriferit për disa orë para se ta prisni