0 0
Kotoleta me lulelakër

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
1 kokë e vogël lulelakër
Miell gështenjash (për lyerjen e parë)
1–2 vezë të rrahura
Galetë pa gluten (mundësisht me erëza të thata dhe pak kurkumë)
2–3 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle djathë Parmixhano të grirë
Kripë dhe piper sipas shijes
(Opsionale) Erëza të thata si rigon, trumzë ose rozmarinë

Kotoleta me lulelakër

Features:
  • Pa gluten
  • Vegjetariane
Cuisine:

Si t’i bësh fëmijët (dhe të rriturit) të hanë lulelakër? Bejuani kotoleta! Të buta nga brenda, krokante jashtë dhe plot shije falë miellit të gështenjave, erëzave dhe pak parmixhanoje. Të pjekura në furrë dhe pa gluten – perfekte për një darkë të lehtë ose si garniturë.

  • Serves 4
  • Medium

Ingredients

Directions

Share

Përgatitja:

  1. Ndajeni lulelakrën në degëza të vogla dhe ziejeni shumë pak (rreth 3 minuta në ujë të valë me kripë). Kullojeni mirë.

  2. Lyejini copat e lulelakrës fillimisht me miell gështenjash, pastaj me vezë të rrahur, dhe në fund me galetë të përzier me erëza dhe kurkumë.

  3. Rreshtoni në tavë me letër furre, spërkateni me vaj ulliri dhe pak Parmixhano sipër.

  4. Piqeni në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 20–25 minuta, derisa të jenë të arta dhe krokante.

 

Këshillë:
Shërbejeni me kos me hudhër, salcë me avokado apo thjesht me një sallatë të freskët. Fëmijët nuk do ta kuptojnë që po hanë lulelakër! ?

previous
Bukë me hikërr, miell thjerrzash dhe fara – e pasur me fistik dhe pa gluten
next
Rosto e mbushur me salcë speci, pancetë dhe erëza aromatike
previous
Bukë me hikërr, miell thjerrzash dhe fara – e pasur me fistik dhe pa gluten
next
Rosto e mbushur me salcë speci, pancetë dhe erëza aromatike

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here