Përbërësit
-
1 kanaçe 250 ml, Kos
-
4-5 lugë Vaj ulliri
-
2 lugë të vogla Kripë
-
2 lugë Mustardë
-
1 Limon
-
Sa mjaftonë Piper të zi
-
2 gota Ujë
-
2 thelpinjë Hudhra
-
1 Qep
-
disa deg Rozmarin
-
disa deg Sherebel
Udhëzimet
Kosin përzijeni me lëngun e limonit, mustardën, kripë, piper dhe vaj ulliri. Shtojeni sipër kofshës të cilës i keni bër disa vijzime sipër dhe masazhojeni mirë me duar. Shtoni dhe një qep të prer në katërsh, thelpinjët e hudhrave rozmarinë dhe sherebelin. Mbulojeni me qese kuzhine dhe lëreni të marinohet për 4-5 orë.
Në momentin e pjekjes lëreni mishin 30 minuta jashtë frigoriferit që mishi të arrij temperaturën e ambjentit dhe ndërkohë nxehni sobën në 160°C
Shtoini sipër mishit akoma pak vaj dhe shtoni në tavë dhe ujin dhe vendoseni të piqet derisa të jetë gati. Rreth 2 orë pak a shumë derisa shikoni që është bërë kërce dhe mishi është shkëputur nga kocka.
Shërbejeni me patate furre.
Unë e shoqërova dhe me ullinjë dhe salcë xaxiqi.