Ingredients
-
500 g tul viçi
-
5 qepë të mëdha (të grira me rende)
-
2 gjethe dafine
-
Pak majdanoz i grirë
-
Kripë, piper i zi
-
4 lugë vaj ulliri
-
1 lugë koncentrat domatesh
-
1 kuti salcë domatesh në kubikë (ose 200 ml)
-
1 gotë verë e kuqe
-
Lëng perimesh ose uji për zierje
-
2 lugë miell (për miellosjen e mishit)
Directions
Përgatitja:
-
Karamelizimi i qepëve:
Në një tenxhere të thellë, kaurdisni qepët me vaj ulliri në zjarr të ulët, bashkë me kripën dhe piperin. Gatuajini derisa të ulin volumin dhe të lëshojnë yndyrën — ky është sekreti i shijes. -
Shtimi i mishit:
Kaloni copat e mishit në miell, pastaj shtojini te qepët dhe kaurdisini mirë që të marrin ngjyrë nga të gjitha anët. -
Shtimi i bazës së salcës:
Shtoni koncentratin e domates, salcën në kubikë, gjethet e dafines dhe majdanozin. Përziejeni dhe lëreni të gatuhet ngadalë për disa minuta. -
Degazimi me verë:
Shtoni gotën me verë të kuqe dhe lëreni të avullojë alkooli. -
Zierja e gjatë:
Mbulojeni mishin me lëng perimesh ose ujë të nxehtë. Uleni temperaturën dhe gatuajeni për rreth 1 orë ose më shumë, derisa mishi të bëhet i butë dhe salca të trashet bukur.
Shërbimi:
Shoqërohet në mënyrë perfekte me patate të pjekura, pilaf aromatik, ose… të dyja bashkë!