Ingredients
-
150 gr djathë i bardhë
-
300 gr qiqra të ziera dhe të qëruara
-
Lëngu i 1 limoni
-
1 thelpi hudhër
-
1 lugë gjelle tahini
-
2 feta kungull i pjekur
-
Pak kripë dhe piper i zi
-
2 lugë vaj ulliri
-
1 filxhan kafe ujë i ftohtë
-
4 kuba akulli
-
Pak paprika pluhur për sipër
-
Pak majdanoz për dekor
Directions
Përgatitja:
-
Vendosni të gjithë përbërësit në blender ose procesor ushqimi: qiqrat, kungullin e pjekur, djathin e bardhë, lëngun e limonit, hudhrën, tahinin, vajin, ujin dhe kubat e akullit.
-
Bluajeni derisa të përftoni një krem të butë, të dendur dhe të rrahur.
-
Shtoni kripë dhe piper sipas shijes.
-
Shërbejeni me pak vaj ulliri sipër, paprika dhe majdanoz të grirë.
Këshillë:
Ruajeni në kavanoz të pastër, të mbuluar me pak vaj ulliri në sipërfaqe, në frigorifer deri në 4–5 ditë.