0 1
Fornata me lule kungulli, proshutë dhe speca djegës

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
6 Vezë
5-6 flet Proshutë "Crudo" të gjallë
2 lugë Vaj ulliri
Pak Kripë
Pak Piper të zi
Dy duar plot Lule Kungulli
2 lugë Galet/Peksimadhe
100 gram Djathë Emental
1 Qep të vogël
2 Spec djegës të freskët
1 thelpi Hudhra

Fornata me lule kungulli, proshutë dhe speca djegës

Për një vaktë të shpejtë por shumë të shijshëm po sjell këtë recetë të shpejtë për ju. Produktet nuk janë të të gjitha stinore por ruajeni për ta përdorur në mometin që ju nevojitet dhe kur lulet e kungullit janë në stinë

  • 15
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

Directions

Share

Në një tigan me fund që nuk ngjitë dhe i përshtaçëm dhe për furrë kaurdisni qepën e prerë hollë me  vajin e ullir, dhe hudhrën e grirë imët.

Shtoni lulet e kungullit të pastruara nga pistili dhe sapo të ulin volumin hiqini dhe ruaini mënjanë.

Në një tas të madhë përzieni vezët me pak kripë dhe piper të zi, shtoni dhe galetën, djathin e prer në kubikë, specat djegës të prer imët dhe lulet e kungullit. Përzijini dhe shtoini përsëri te i njëjti tigan ku gatuat lulet e kungullit.

Sipër shpërndani proshutën e copëtuar dhe futeni në furrë të piqet në 180°C derisa te mpikset dhe të jetë gati.

Shërbejeni akoma të ngrohtë me një sallatë stine.

Për ata që bëjnë palester ky është një vakt ideal pas paleste.

 

 

previous
Dardhë të pjekura me gorgonzola dhe mjaltë
next
“Crumble” krambëll kumbullash
previous
Dardhë të pjekura me gorgonzola dhe mjaltë
next
“Crumble” krambëll kumbullash

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here