Ingredients
-
1 kg miell
-
750 ml ujë
-
10 gr maja birre e thatë
-
10 gr sheqer
-
10 gr kripë
-
50 ml vaj ulliri
-
Një dorë domate të vogla (qershi), të prera më dysh
-
Pak kripë e trashë
-
Pak rigon i thatë
Directions
Përgatitja:
-
Në 700 ml ujë të ngrohtë, tretni majanë dhe përzieni me miellin, vajin e ullirit dhe sheqerin.
-
Zieni një brumë të butë dhe lëreni të vijë i mbuluar për 30 minuta.
-
Në 50 ml ujin e mbetur, tretni kripën.
-
Pas 30 minutash, shtojeni ujin me kripë në brumë duke bërë disa palosje për ta lidhur.
-
Lëreni të vijë edhe një herë për 30 minuta dhe përsëritni palosjet dhe pushimin edhe 2 herë të tjera.
-
Vendoseni brumin në një tavë të lyer mirë me vaj dhe hapeni me gishta.
-
Sipër shtroni domatet e prera, rigonin dhe kripën e trashë.
-
Lëreni të vijë për 1 orë të fundit.
-
Lyeni sipërfaqen me vaj ulliri dhe piqeni në furrë të parangrohur në 220°C për rreth 30 minuta.
-
Lëreni të ftohet pak para se ta prisni.