• Home
  • Ëmbëlsirat
  • Ëmbëlsirë me savoiardi, krem pastiçerie dhe maskarpone – me çokollatë të bardhë dhe fistik
0 0
Ëmbëlsirë me savoiardi, krem pastiçerie dhe maskarpone – me çokollatë të bardhë dhe fistik

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
Rreth 30 savoiardi
200 ml qumësht
Vanilje për aromë
Për kremin me maskarpone:
500 gr maskarpone
1 lugë çaji agar agar
1 lugë gjelle sheqer
Për kremin e pastiçerisë:
3 të verdha veze
500 ml qumësht
1 lugë gjelle niseshte (e tretur në pak qumësht)
80 gr sheqer
Vanilje për aromë
Për sipërfaqen:
Çokollatë e bardhë e grirë
Fistik të thërrmuar

Ëmbëlsirë me savoiardi, krem pastiçerie dhe maskarpone – me çokollatë të bardhë dhe fistik

Features:
  • Vegjetariane

Një ëmbëlsirë elegante, kremoze dhe e lehtë për ta shijuar me lugë. Me savoiardi të njomur, krem pastiçerie të butë dhe maskarpone të rrahur, kjo recetë është perfekte për tavë, gota individuale ose çdo moment ku kërkon pak përkëdhelje të ëmbël.

  • Serves 8
  • Medium

Ingredients

  • Për kremin me maskarpone:

  • Për kremin e pastiçerisë:

  • Për sipërfaqen:

Directions

Share

Përgatitja:

  1. Kremi i pastiçerisë: Ngroh qumështin. Rrih të verdhat me sheqerin dhe niseshten e tretur në pak qumësht. Shto qumështin e vakët duke përzier. Vendose në zjarr derisa të trashet, duke përzier pa pushim. Shtoni aromën e vaniljes. Vish sipërfaqen me qese celofoni dhe lëre të ftohet plotësisht.

  2. Kremi me maskarpone: Shkrij agar agar në pak qumësht të ngrohtë. Përziejeni me maskarpone dhe sheqer, rrihini mirë derisa të bëhet krem i njëtrajtshëm. Pastaj shtoni kremin e pastiçerisë të ftohur dhe përziejeni ngadalë.

  3. Montimi: Njom biskotat shumë shkurt në qumësht me vanilje, vetëm nga njëra anë, dhe vendosi në tavë si shtresë bazë. Shto gjysmën e kremit. Nëse doni dy shtresa, përsëritni procesin me biskota dhe pjesën tjetër të kremit.

  4. Dekorimi: Spërkateni sipërfaqen me çokollatë të bardhë të grirë dhe fistik. Mbulojeni me qese celofoni dhe lëreni të pushojë në frigorifer për të paktën 4 orë.

previous
Kulaç me miell misri dhe erëza aromatike
next
Krepa me miell hikërr – të mbushura me omeletë, avokado dhe rukolë
previous
Kulaç me miell misri dhe erëza aromatike
next
Krepa me miell hikërr – të mbushura me omeletë, avokado dhe rukolë

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here