0 0
Donuts të buta me vanilje dhe çokollatë

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

800 gr miell Manitoba
300 ml qumësht i vakët
4 vezë (në temperaturë ambienti)
7 gr maja e thatë ose 20 gr maja e freskët
100 gr gjalpë në temperaturë ambienti
70 gr sheqer
1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
Vaj për skuqje
Çokollatë e zezë ose qumështi për dekor

Donuts të buta me vanilje dhe çokollatë

Features:
  • Vegjetariane
Cuisine:

Donuts të fryrë e të butë si pupla, me aromë vanilje dhe shtresë çokollate të shkrirë. Të shijshme për fundjavë apo si ëmbëlsirë për fëmijë e të rritur njësoj. Receta jep rreth 30 copë – ruajeni brumin në ngrirje për përdorim të dytë!

  • Medium

Ingredients

Directions

Share

Përgatitja:

  1. Në një tas të madh përziejeni qumështin e vakët me majanë, sheqerin dhe vaniljen. Lëreni 5 minuta të aktivizohet.

  2. Filloni të shtoni miellin e situr pak nga pak, duke e përzier vazhdimisht.

  3. Shtoni vezët një nga një dhe vazhdoni përzierjen derisa të formohet një brumë i butë, pak ngjitës.

  4. Shtoni gjalpin e butë në disa pjesë dhe paloseni brumin duke e punuar derisa të përthithë gjalpin dhe të bëhet elastik dhe i lëmuar (mund të përdorni mikser me grep brumi ose ta punoni me dorë duke e rrahur disa herë).

  5. Mbulojeni dhe lëreni të vijë për rreth 1 orë në vend të ngrohtë, derisa të dyfishohet në vëllim.

  6. Shtrijeni brumin në petë rreth 1.5 cm të trashë dhe formoni donuts me ndihmën e një prerëse (ose gotë dhe kapak shishe për qendër).

  7. Lërini të pushojnë edhe 20–30 minuta për fryrje të dytë.

  8. Ngrohni vajin në temperaturë mesatare dhe skuqini donuts derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët.

  9. Kullojini në letër kuzhine dhe lërini të ftohen pak.

  10. Lyeni sipërfaqen me çokollatë të shkrirë dhe, nëse dëshironi, shtoni dekor sipas shijes.

previous
Waffles me oriz për fëmijë
next
Krepa të kripur me hikërr dhe sorgum
previous
Waffles me oriz për fëmijë
next
Krepa të kripur me hikërr dhe sorgum

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here