Ingredients
-
200–250 gr djathë Manouri
-
1 kungull i vogël
-
1 spec i kuq
-
1 qepë e kuqe
-
1 karrotë
-
½ filxhan perime mikse turshi (lulelakër, spec, kastravec ose ç’të keni)
-
2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
-
1 lugë gjelle uthull molle
-
Kripë, piper i zi, rigon ose trumzë sipas dëshirës
Directions
Përgatitja:
-
Prisni perimet në feta të holla ose shirita dhe spërkatini me vaj ulliri, kripë, piper dhe erëzat që preferoni.
-
Vendosini në zgarë (ose në tigan me vija) dhe piqini derisa të zbuten pak dhe të marrin ngjyrë.
-
Ndërkohë, preni djathin Manouri në feta të trasha dhe piqeni lehtë në zgarë nga të dyja anët, derisa të formojë kore të artë por pa u shkrirë.
-
Përziejini perimet e pjekura me turshitë dhe spërkatini me pak vaj ulliri dhe uthull molle.
-
Shërbejeni djathin sipër ose në krah të sallatës së përzier.