0 0
Burger Salmoni me kërpudha të tiganisura

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
Për burgerin
3-4 Patate
200-250 gr. Salmon
Disa Bishta qepe të njomë
1 lugë te vogël Kripë
2 lugë Parmixhano të grirë
1-2 lugë Galet/Peksimadhe
2 thelpinjë Hudhra
1 lugë Vaj ulliri
Për kërpudhat
300 gr. Kerpudha Porçini
2 thelpinjë Hudhra
1 Spec djegës i thatë
Pak Kripë
Pak Piper të zi
Disa Kokrra Shege
2 lugë Vaj ulliri
Disa Bishta qepe të njomë

Burger Salmoni me kërpudha të tiganisura

Një pjatë shumë e shpejtë dhe plot vlera ushqimore. Me qoften e burgerit mund të bëni dhe fëmijet ta hajnë lehtësishtë peshkun, gjithashtu mund ti fusni dhe ndonjë perim tjeter siç janë dhe brokoli ose bizelet.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

  • Për burgerin

  • Për kërpudhat

Udhëzimet

Ndani

Patate zjeini dhe shtypini me pirunë me pak kripë dhe piper të zi. Shtoni dhe salmonin të bluar në  mulineks, hudhrat e grira, parmixhanon, galetën, vajin e ullirit dhe disa bishta qepe të prer hollë.

Me duar të lyera me vaj formoni 2 qofte të medha në formën e burgerit paksa të larta.

Nxehni një tiganë me fund që nuk ngjitë dhe vendosni burgerin në të. Piqeni pa vaj nga te dyja anët derisa shikoni që është thekur mirë. Hiqeni dhe ruajeni mënjanë.

Te i njëjti tiganë  nxehni 2 lugë vaj dhe shtoni brënda në të hudhrat e grira imët, specin djegës dhe sapo vaji të aromantizohet bashkoni dhe kërpudhat e prera në feta, vijoni kaurdisjen derisa të theken mirë më pas kriposini dhe piperosini.

Shtojini ca kokrra shegë dhe disa bishta qepe të njomë dhe shërbeni kërpudhat bashkë me burgerin akoma të ngrohta.

 

 

 

 

 

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Burger Salmoni me kërpudha të tiganisura
Average rating:  
 0 reviews

para
Peshk në mënyrë Zhimikrov
pas
Sallate iceberg me avokado, proshutë speck dhe vezë të zier
para
Peshk në mënyrë Zhimikrov
pas
Sallate iceberg me avokado, proshutë speck dhe vezë të zier

Shtoni komentin tuaj

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here