Ingredients
-
800 gr miell hikrre
-
10 gr maja birre
-
2 lugë të vogla kripë
-
1 lugë e vogël sheqer
-
720 ml ujë i ngrohtë (shtoni akoma nëse nuk lidhet mirë)
-
2 filxhanë kafe fara mikse
-
Miell misri i imët ose miell pa gluten për sipërfaqen
Directions
Përgatitja:
-
Përzieni miellin e hikrrës me farat, majanë e thatë dhe sheqerin në një enë të madhe.
-
Shtoni 620 ml ujë të ngrohtë (lini 100 ml menjëanë) dhe përziejeni me lugë derisa të lidhet masa.
-
Mbulojeni brumin dhe lëreni të vijë për 30 minuta në një vend të ngrohtë.
-
Në ujin e mbetur shkrini kripën dhe shtojeni tek brumi. Përziejeni mirë me duar dhe lëreni të vijë edhe 30 minuta.
-
Përsëriteni edhe një herë këtë proces pas 30 minutash të tjera.
-
Spërkatni tavolinën me miell dhe jepini brumit formën e dëshiruar.
-
Vendoseni në një pecetë kuzhine të spërkatur me miell dhe fuseni në një enë. Lëreni në frigorifer për 4–5 orë ose gjithë natën.
-
Të nesërmen, piqeni në furrë të parangrohur me tavën e nxehur për 40 minuta në 180°C.
-
Lëreni të pushojë pas pjekjes dhe prisni vetëm kur të jetë ftohur plotësisht.