0 0
Bukë me Hikërr – Zero Sheqer, Shije Maksimale!

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
400 gr hikërr kokërr
175 ml ujë i ngrohtë
2 lugë fara liri
1 lugë uthull e bardhë (për njomjen)
2–3 lugë fara mikse (disa edhe për sipërfaqen)
2 lugë vaj ulliri
1 lugë e vogël kripë
7 gr maja birre e thatë

Bukë me Hikërr – Zero Sheqer, Shije Maksimale!

Features:
  • Pa gluten
  • Vegjetariane
Cuisine:

Një alternativë fantastike për të gjithë ata që ndjekin një stil jete low carb dhe duan të shmangin karbohidratet e përpunuara.
E shijshme, e butë dhe e pasur me fibra – kjo bukë me hikërr do të bëhet pjesë e pandashme e regjimit tuaj të përditshëm!

  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

Directions

Share

Përgatitja:

  1. Vendoseni hikërrën në ujë të bollshëm me 1 lugë uthull të bardhë dhe lëreni gjithë natën që të zbutet.
  2. Të nesërmen, shpëlajeni mirë dhe kullojeni.
  3. Bluajeni në mikser me kripën, vajin e ullirit, farat e lirit dhe ujin e ngrohtë ku keni tretur më parë majanë.
  4. Shtoni dhe pak fara mikse në brumë dhe derdhni masën në një tavë buke të shtruar me letër furre.
  5. Sipër mund të shtoni flokë soje, tërshërë apo fara të tjera sipas dëshirës. 
  6. Lëreni të vijë në një vend të ngrohtë për rreth 4 orë.
  7. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për 1 orë.
  8. Minutat e fundit hiqeni nga tava dhe piqeni edhe 10 minuta pa formë që të përthahet mirë.
  9. Lëreni të ftohet plotësisht përpara se ta prisni

 

Këshilla për shërbim dhe ruajtje:

  • Ruhet në frigorifer deri në 3 ditë.

  • Thekni fetat për një teksturë më krokante dhe shije më intensive.

previous
Pizzë me bazë kuinoa – e lehtë, krokante dhe plot shije
next
Panine me Miell Bajamesh – Keto dhe fëmijëve u pëlqejnë!
previous
Pizzë me bazë kuinoa – e lehtë, krokante dhe plot shije
next
Panine me Miell Bajamesh – Keto dhe fëmijëve u pëlqejnë!

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here