Ingredients
-
300 gr hikërr kokërr
-
1 lugë gjelle uthull molle
-
7 gr maja birre
-
100 ml ujë i vakët
-
2 lugë çaji kripë
-
100 gr miell thjerrzash të kuqe
-
100 gr miell farash lini (të bluara vetë)
-
70 gr fistik të grirë trashë
-
2 lugë gjelle vaj ulliri
-
Fara susami, fara të zeza dhe pak fistik shtesë për sipërfaqen
Directions
Përgatitja:
-
Lëreni hikërrën në ujë gjatë gjithë natës me 1 lugë uthull molle.
-
Të nesërmen, kullojeni mirë dhe bluajeni në blender me kripën dhe ujin e vakët ku keni shkrirë më parë majanë.
-
Në një enë të madhe, përziejeni masën me miellin e thjerrzave, miellin e linit, fistikun e grirë dhe vajin e ullirit.
-
Lëreni të vijë për 30 minuta deri në 1 orë në një vend të ngrohtë, i mbuluar.
-
Formoni një top të ngjeshur, jepini formën që dëshironi mbi letër furre ku keni hedhur përzierjen e farave dhe pak fistik.
-
Vendoseni brumin sipër farave dhe formoni bukën me dorë duke e rrotulluar butësisht.
-
Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për 35–40 minuta, derisa të marrë kore të artë dhe të ndihet e pjekur nga poshtë.
Këshillë:
Lëreni të ftohet plotësisht para se ta prisni. Ruhet mirë për disa ditë në frigorifer dhe mund të theket për një strukturë më krokante.