• Home
  • Brumërat
  • Bukë me fara – e përshtatshme për diabetikë dhe rregjime low carb
0 0
Bukë me fara – e përshtatshme për diabetikë dhe rregjime low carb

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
350 gr Fara mikse (susam, liri, kungulli, luledielli etj.)
100 gr Miell bajamesh
1 dorë Bajame
2 lugë Fara pishe
1 lugë Fara Chia
1 cop Vezë
1 lugë Pastë tahini
320 ml Ujë i vakët
1 pako Pluhur pjekës për të kripurat
1 lugë Uthull Molle
2 lugë Vaj ulliri

Bukë me fara – e përshtatshme për diabetikë dhe rregjime low carb

Features:
  • Pa gluten
  • Vegjetariane
Cuisine:

E pasur, e shëndetshme dhe e qëndrueshme në çdo fetë. Kjo bukë është e përkryer për këdo që ndjek një stil jetese pa gluten, me pak karbohidrate ose ketogjenik – dhe për çdo nënë që kërkon një alternativë të pastër për fëmijët e saj.

  • Serves 10
  • Easy

Ingredients

Directions

Share

Përgatitja

  1. Përzieni farat, miellin, bajamet, tahinin, vajin, uthullën, ujin dhe pluhurin pjekës në një enë të madhe.

  2. Në fund, shtoni vezën e rrahur dhe përziejeni mirë.

  3. Lëreni masën të pushojë për 30–40 minuta që farat të zbuten dhe të bymehen.

  4. Vendoseni në një tavë buke me letër furre, ngjesheni mirë me duar.

  5. Piqeni në 180°C për 30 minuta në tavë, më pas hiqni tavën dhe piqeni edhe 30 minuta të tjera vetëm me letër furre.

  6. Lëreni të ftohet plotësisht para se ta prisni me thikë sharrë.

previous
Bukë e kripur me miell bajamesh dhe parmixhano – për rregjime pa miell gruri
next
Bukë artizanale me miell misri dhe Manitoba – fermentim i ngadaltë, shije e thellë
previous
Bukë e kripur me miell bajamesh dhe parmixhano – për rregjime pa miell gruri
next
Bukë artizanale me miell misri dhe Manitoba – fermentim i ngadaltë, shije e thellë

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here