Ingredients
-
4 gota miell Manitoba
-
1 gotë e gjysmë ujë i vakët
-
1 pako pluhur pjekës për receta të kripura (për pite, byrek, etj.)
-
2 lugë uthull e bardhë
-
2 lugë çaji kripë
-
1/2 gotë vaj vegjetal
-
200 g gjalpë i butë (pomadë), për lyerje ndërmjet petëve
Directions
Përgatitja e brumit:
-
Formimi:
Zini brumin duke përzier të gjithë përbërësit derisa të formohet një masë elastike dhe homogjene. Formoni një top të madh dhe lëreni të pushojë për 30 minuta në vend të ngrohtë. -
Pjesëtimi:
Ndani brumin në 5 topa të vegjël, mbulojini dhe lërini të pushojnë përsëri për 1 orë. -
Shtresimi me gjalpë:
Hapni çdo top në një petë të madhe. Lyeni secilën petë me gjalpë të butë dhe palosini si në video (mund të bëhet palosje si zarf ose në role). Lërini të pushojnë gjithë natën në frigorifer, të mbuluara. -
Formimi përfundimtar:
Të nesërmen, hapeni brumin e ftohtë në një petë të madhe, sipas formës që dëshironi (drejtkëndëshe apo rrethore), dhe ndajeni në copa sipas mbushjes që keni.
Mbushja e sugjeruar:
-
Djathe i bardhë i thërrmuar
-
Gjizë e freskët
Përziejini bashkë dhe përdorini si mbushje të brumit.
Pjekja:
Piqeni në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të bëhet i krokantë nga jashtë.