Search
E enjte 21 Shtator 2017
  • :
  • :

Supë me domate

IMG_2952

E dini sa here kam dashuar t’ua sjell këte supë me mijra dhe gjithmon e shtyja. Ja më në fund sot i erdhi dita.  Më pëlqen shumë të përdorë domatet e varieteteve të ndryshme  për të,  dhe sot kam përdorur 3 lloje domatesh. Por ju në baze të mundësive tuaja përdorni kë të doni më tepër. Sekreti është që të përdorni më shumë domate të vogla për ti dhën atë veçantin që unë po flasë.

Kjo supë është e përshtaçme dhe për fëmijet. Natyrishtë për ta hiqni piperin djegës.

 

Perbersit per 4 persona

 

1 domate “zemër kau”

300 gr. domate të vogla

2 domate në formë të zgjatur

1 qep

3-4 thelpinjë hudhra

kripë dhe piper i zi

pak vaj ulliri

disa gjethe borziloku

1 lugë e vogël paprika

3-4 lugë pana e tharet. Në munges, panës së kuzhinës shtoini 1 lugë lëng limoni

700 ml. ujë

Pergatitja

 

 

Domatet e mëdha pritini në 4- tërsh dhe vendosni në një tavë me letër furre poshtë. Vendosni  dhe të voglat e plota, kriposni, shtoni hudhrat e qëruara, pak vaj dhe vendosni në furrë në 180°C derisa të piqen. Rreth 25-30 minuta ju duhet të karamelizohen mirë.

Prisni qepën dhe vendoseni të kaurdiset me pak vaj ulliri sëbashku me disa gjethe borzilok. Kur të jet kaurdisur mirë shtoni në të dhe domatet e pjekura me gjith lëngun që kan formuar gjatë pjekes. Shtoni ujin, paprikan, pak piper të zi  akoma pak kripë dhe lërini të gatuhet derisa lëngu të ajkoset.

Bluajeni  masën me grirësin në zhytje.  Pastaj filtrojeni gjithë supën duke e kaluar nëpërmjet një site në mënyrë që të keni vetëm kremin e hollë pa farat dhe lëkurat e domateve.

Pjesën e filtruar shërbejeni me pak pana të tharët, gjethe borziloku, akoma pak vaj ulliri dhe copa buke të thekur.

 

IMG_2958

Ju bëftë mirë 🙂

 

 

 

Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime